Bota

Video/ Korriku nis me sulm në Ukrainë, raketat ruse vrasin 20 civilë në Odesa

Gazeta Si – Të paktën 20 persona u vranë pas një bombardimi të ushtrisë ruse në një ndërtesë apartamentesh dhe një qendër argëtimi në Odesa.

Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare ukrainase, duke përfshirë zëdhënësin e administratës ushtarake të Odesës, Sergei Bratchuk.

Ai ka thënë se raketa u lëshua nga një avion që vinte nga Deti i Zi, rajoni Bilgorod-Dniester, rreth 80 km në jug të Odesës.

Të paktën 14 të vdekur dhe 30 të plagosur u raportuan në një ndërtesë, ku “nëntë kate të një seksioni janë shkatërruar plotësisht”

Gjashtë viktima të tjera – duke përfshirë një fëmijë – u raportuan në sulmin në qendrën rekreative.

Videoja e sulmit të së premtes tregoi rrënojat e djegura të ndërtesave në Odesa.

Sulmi erdhi pasi Rusia kishte vendosur të tërhiqej nga Ishulli i Gjarpërinjve për të treguar se Moska nuk po pengonte përpjekjet e OKB-së për të hapur një korridor humanitar që lejon dërgimin e drithërave nga Ukraina.

Ukraina tha se kishte dëbuar forcat ruse nga Deti i Zi pas një sulmi me artileri dhe raketa, me presidentin Volodymyr Zelensky që përshëndeti fitoren strategjike.

Ishulli i Gjarpërinjve u rimor nga Ukraina pas javësh luftimesh të ashpra, teksa Rusia kishte premtuar se do ta zotëronte totalisht ishullin.

Dalja për në Odesa, porti kryesor i Ukrainës në Detin e Zi, do t’i jepte mundësi Ukrainës që të bënte të mundur dërgesat me drithë në të gjithë botën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë