Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shpjeguar përmes nje video se deputeti i PS-së për qarkun e Tiranës, Alqi Bllako është në konflikt interesi lidhur me kompaninë e inceneratorit të Tiranës, duke i kërkuar SPAK që të hetojë rreth rastit në fjalë,
“Ja se si Deputeti i PS Alqi Bllako, ish-Drejtori i AKUM ka përfituar nga mega afera e inceneratorit të Tiranës, nëpërmjet pagave të babait në shumën 125.000 Euro, duke e punësuar në kompaninë e inceneratorit të Tiranës, në një situatë konflikti të pastër interesi.
‘Letrat e Pandorës’ së Tiranës duhen hapur sa më parë!
Brenda dhe jashtë vendit, interesi është në rritje që SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë, të zbardhin sa më parë të vërtetën e tre inceneratorëve, dhe të ndalojnë vjedhjen shtetërore që përditë zbras xhepat e qytetarëve për të mbushur llogaritë në offshore të zyrtarëve të Rilindjes dhe individëve lidhur me ta.
Follow the money…”, shkruan Kryemadhi duke e shoqëruar edhe me një video.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje