Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka publikuar një video nga pasojat e tërmetit, për të thënë se puna e bërë nga qeveria në këtë drejtim është vetëm një fasadë.
Ndaj, ajo bën thirrje për t’i dhënë rëndësi votës.
“Në Peqinin me shumë halle, Rilindja ka sjellë propagandë dhe jo prosperitet. Harxhimet për postera si tentativë që t’i hedhin hi syve qytetarëve, do të kishin lehtësuar dhimbjet e shumë familjeve në qarkun e Elbasanit, të cilat vuajnë pasojat e ekonomisë së dobët familjare. Në 25 prill qytetarët e Shqipërisë do të zgjedhin rrëzimin e fasadave”, shkruan kryetarja e LSI, duke postuar edhe një video.
Kryemadhi kërkoi që të votohet për LSI.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje