Fitorja e Vllaznisë në Fier e bënte në një farë mënyre detyrim edhe fitoren e Kukësit ndaj Tiranës, por verilindorët janë ndalur te traversa, por edhe nga gjykimi. Kukësit i është anuluar një gol në pjesën e dytë për pozicion jashtë loje të sulmuesit Eze, por pamjet filmike tregojnë se ai është në pozicion të rregullt.
Skuadra e Gegës ishte më kërkuese në këtë ndeshje dhe iu afrua golit fillimisht me Ibraimin, që u ndal nga portieri Bekaj në pjesën e parë. Pa fat Gashi, që sapo kishte hyrë në fushë si zëvendësues, goditi tarversën. Pas këtij barazimi 0-0, Kukësi mban vendin e dytë në renditje, me 17 pikë, tashmë është 5 pikë prapa Vllaznisë kryesuese.
Tirana sot zhvilloi një ndeshje nën mesatare, duke krijuar vetëm një rast të mirëfilltë për gol, ndërkohë që ka pretenduar edhe për një penallti për pengim të Muçit. Kampionët në fuqi regjistrojnë barazimin e dytë radhazi, që i lë në kuotën e 14 pikë, shumë larg kreut. Në faqen zyrtare të klubit bardheblu, kritikat, veçanërisht për trajnerin Nevil Dede, kanë qenë të shumta. Ndeshjen e radhës Tirana e ka në Durrës me Teutën.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje