Laçi është skuadra e dytë shqiptare që kalon në turin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës, pas Teutës. Por ndryshe nga durrsakët, kurbinasit kanë eliminuar një skuadër shumë të forte, si rumunët e Universitatea Krajovës dhe në turin tjetër përballen me gjigantët e Anderlehtit.
Skuadra e trajnerit Shpëtim Duro arriti të marrë një barazim heroik në Rumani. Pas gati 100 minutash lojë, ndeshja u mbyll me rrjeta të paprekuar dhe falë fitores 1-0 një javë më parë në Elbasan, Laçi ka kaluar turin. Vendimtar në transfertën e sotme ishte portieri Alen Sherri me pritjet e tij.
Një ecuri fantastike kjo për kurbinasit, që kanë kaluar tashmë dy tyre. Ata eliminuan fillimisht Podgoricën dhe tashmë edhe Krajovën. Anderlehti në turin e tretë sigurisht që është një kundërshtar shumë më i fortë, me shumë përvojë në Europë. Sido që të shkojë, Laçi e ka përmbushur misionin e tij në Europë, ndërkohë që me dy turret e kaluara ka mbushur edhe arkën e klubit.
Vllaznia nuk pati sukses këtë herë në “Loro Boriçi”, ku u mund nga Ael Limasol 0-1, ashtu si në ndeshjen e parë në Qipro. Shkodranët u ndëshkuan nga një gol i Shepoviç në pjesën e parë, duke marrë edhe një goditje të fortë psikolgjike. Ata krijuan raste më pas me anë të Latifit, por nuk mundën ta gjenin rrugën e rrjetës.
As ndërrimet e bëra nga trajneri Tomas Bërdariç në pjesën e dytë nuk sollën sukses dhe gjithçka ka përfunduar këtu për Vllazninë. Teuta dhe Laçi vazhdojnë aventurën europiane, ndërsa Partizani dhe Vllaznia mund të shijojnë disa ditë pushime dhe më pas të mendojnë për sezonin e ri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje