Me dy gola të mesfushorit Regi Lushkja që në pjesën e parë, Laçi ka mundur Kukësin dhe është rikthyer shumë shpejt në vënd të katërt, duke barazuar me pikë Vllazninë e vendit të tretë, por me një ndeshje më pak. Kurbinasit kanë spostuar Tiranën jashtë zonës europiane. Për kuksianët ky sezon po mbyllet me rezultuate zhgënjyese dhe jashtë çdo objektivi.
Skuadra e Duros fitoi një penallti që në minutat e para. Lushkja gjuajti nga pika e bardhë, Xhika grushtoi por topi shkoi sërish te mefsushori kavajas, i cili e dërgoi në rrjetë. Goli i dytë ishte mjaft i bukur për nga mënyra e ekzekutimit nga Lushkja. Pas një kombinimi më Harmon në hyrje të zonës, ai goditi saktë me të djathtën dhe mposhti Xhikën.
Në pjesën e dytë Laçi administroi mirë lojën dhe në fund arriti objektivin për të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme. Në anën tjetër, Kukësi po lë për të dëshiruar edhe në nivelin e lojës, duke prishur imazhin me paraqitjen e këtij sezoni.
Superiore, java e 31-të
Të dielën
Bylis-Tirana 0-0
Kastrioti-Skënderbeu 0-2
Sot
Laçi-Kukësi 2-0
Vllaznia-Teuta
Partizani-Apolonia
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje