Futboll

Video/ Laçit i duhen 120 minuta, përmbys Podgoricën dhe kalon në turin e dytë

Laçi i trajnerit Shpëtim Duro humbi 1-0 në Podgoricë një javë për mungesë fati, ndërsa sot ka përmbysur gjithçka, duke fituar 3-0 ndaj malazezëve të Podgoricës në “Elbasan Arena”. Një kualifikim i merituar për kurbinasit, të cilët imponuan ritmin e tyre në ndeshjen e kthimit.

Pa shumë rastesh të humbura dhe një shtylle të Mazrekajt, Ardit Deliu realizoi golin e avantazhit për Laçin, por në 90 minutat e kohës së rregullt nuk do të kishte gola të tjerë për tëpërcaktuar skuadrën që kalon në turin tjetër duhej koha shtesë. Një tjetër kavajas, Regi Lushkja, shënoi golin e dytë për Laçin, kurse Prengaj vulosi rezultatin në 3-0.

Kualifikohet kështu Laçi mes shumë emocionesh. Në turin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës, kurbinasit do të ndeshen me rumunët e Kraiovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë