Futboll

Video/ Manaj luan titullar me Barcelonën dhe shënon sërish, por dëmtohet

Rei Manaj rrëmben skenën te Barcelona. Tripleta në miqësoren ndaj Gimnastik pak ditë më parë bëri që trajneri Koeman t’i jepte sulmuesit shqiptar një fanellë titullari në miqësoren e sotme ndaj Gironas, ku katalanasit fituan me rezultatin 3-1. Lushnjari e nisi ndeshjen përkrah disa emrave që luajnë titullarë me skuadrën e parë, si Pike, Umtiti dhe Serxhi Roberto.

Manaj gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke vërtetuar se ata 3 gola të shënuar në miqësoren e parë nuk ishin rastësi. Ai shënoi me një devijim në zonë, pas një pasimi të bukur nga e majta e sulmit të Barcelonës. Ishte goli i dytë për skuadrën katalanase, pasi 3 minuta më parë Pike zhbllokoi shifrat me penallti.

Por futbollisti shqiptar ka pësuar një dëmtim në fundin e pjesës së parë, që ia bëri të pamundur vazhdimin e ndeshjes dhe ia la vendin holandezit Memfis Depai, i blerë nga Barcelona këtë verë. Vërtet për të ardhur keq, sepse Manaj dëmtohet në momentin më të mirë, kur ndoshta po shtonte kreditet për të qenë pjesë e skuadrës së parë sezonin e ri.

Shpresohet që tërheqja muskulore që sulmuesi pësoi të mos jetë e një shkalle të rëndë dhe ai të kthehet sa më parë të luajë, pasi Kombëtarja ka nevojë për të në ndeshjet kualifikuese të muajit shtator.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë