Futboll

Video/ Mesi “tradhton” Barcelonën, jashtë çerekfinaleve pas 13 vjetësh

Mesi bën gjithçka vetë, në çerekfinale kalon PSG e Kilian Mbape. Pas 4-1 në “Camp Nou”, “remuntada” dukej e pamundur dhe kështu ishte vërtet. Ndeshja në Paris ka përfunduar në barazim, 1-1, edhe pse miqtë dominuan.

Katalanasit, të shoqëruar nga presidenti i ri Joan Laporta, provuan përmbysjen, dominuan duke bërë një figurë shumë të mirë, por vetëm kaq. Pas 13 vitesh, për herë të parë që nga 2007-a, ata nuk kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Është fundi i një ere në fakt, sepse për herë të parë që nga 2005-a e largët nuk janë në çerekfinale të Championsit as Messi dhe as Ronaldo.

Mbape realizoi golin e avantazhit me penallti, Mesi barazoi me një “golazo”, por në momentin kyç të ndeshjes ai humbi një penallti, që do t’i jepte avantazhin Barcelonës, Gjuajtja e argjentinasit u prit nga Kejlor Navas, më i miri në fushë për PAG-në, që vuajti shumë. Në fakt, penalltia duhej përsëritur, sepse Verrati hyri në zonë përpara gjuajtjes.

Pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme, me ritëm shumë të lartë. Barcelona luajti me De Jong në mbrojtje, por mbi të gjitha me përqendrim të lartë. Spanjollët krijuan 8 raste për gol, por shënuan vetëm një herë. Katër raste u shpërdoruan nga Dembele. Mesi shënoi golin e parë në aksion në këtë Champions, ndërsa Navas u bë shpëtimtar me 4 pritje, 2 herë i ndihmuar edhe nga traversa. Gabimi i Mesit nga pika e bardhë e uli entuziazmin e Barcelonës në pjesën e dytë. Katalanasit mbajtën topin, por pa e dëmtuar PSG-në, që bëri një lojë mbrojtëse.

Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ka kaluar edhe Liverpuli, që përsëriti ndeshjen e parë ndaj gjermanëve të Lajpcigut, duke fituar 2-0 edhe në kthim. Edhe këtë herë shënuan Salah dhe Mane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë