Futboll

Video/ Milani bie pas 27 ndeshjesh, Juventusi tregon dhëmbët në “San Siro”

Dy gola të Federiko Kiezës dhe një i MekKenit i kanë dhënë fitoren Juventusit në “San Siro”. Është mbyllur 1-3 ndeshja e fundit e javës së 16-të në Serinë A. Milani arriti të barazonte përkohësisht me Kalabrian në fundin e pjesës së parë. Kuqezinjtë gjithsesi ruajnë kryesimin me 37 pikë, ndërsa Juventusi ka 7 pikë më pak, por edhe një ndeshje më pak.

https://streamable.com/no5gzz
Goli i parë i Kiezës. Gazeta Si, 6 janar 2021

Juventusi ka treguar dhëmbët në Milano. Me këtë fitore, bardhezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Pirlo kanë vërtetuar se janë aty, plotësisht në garë për titullin kampion, kurse Milani nuk mundi të përfitonte nga humbja e Interit. Pa Ibrahimoviç, Benaser dhe Rebiç, skuadra e Piolit e kishte të pamundur të përballonte Juventusin, duke u mundur në kampionat pas 27 ndeshjesh dhe 304 ditësh.

https://streamable.com/w47ki5
Goli i Kalabrias. Gazeta Si, 6 janar 2021

Njeriu i ndeshjes është Federiko Kieza, autor i dy golave dhe një shtylle. Ai zhbllokoi rezultatin pas një pasimi me finte të Dibalës. Kalabria, që luajti në mesfushë për shkak të mungesave, barazoi shifrat pas një pasimi të Leaos. Në pjesën e dytë, me ndërrimet e bëra nga trajneri Pirlo, Juventusi shënoi dy herë, së pari me Kiezën e më aps me Mekkenin.

https://streamable.com/k7si1g
Goli i dytë i Kiezës. Gazeta Si, 6 janar 2021

MILAN-JUVENTUS 1-3
Milan: Donaruma, Dalot (Konti), Kjaer (Kalulu), Romanjoli, Hernandez, Kalabria (D.Maldini), Kesi, Kastilejo, Çalhanoglu, Hauge (Brahim Diaz), Leao.
Juventusi: Sshezni, Danilo, Bonuçi, De Ligt, Frabota (Demiral), Kiesa (Kulusevski), Bentankur (Artur), Rabiot, Ramsei (Bernardeski), Dibala (Mekkenni), Ronaldo.
Shënues: Kalabria 41’ / Kieza 18′, 62′, Mekkeni 76’


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë