Milani dhe Roma nuk kanë gabuar asgjë në javën e dytë të Serisë A. Të dyja këto skuadra kanë fituar thellë ndeshjet respektive, duke e ngjeshur edhe më shumë kreun e tabelës së klasifikimit dhe duke treguar se do të jenë protagoniste serioze të këtij kampionati.
Milani mundi 4-1 Kaljarin në “San Siro”. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë, madje tre të parët brenda 5 minutash. Tonali kaloi kuqezinjtë në avantazh me një goditje dënimi, por shumë pejt Kaljari barazoi rezultatin me Deiolën.
Menjëherë skuadra e Piolit gjeti avantazhit, teksa një top i gjuajtur nga Leao nga jashtë zonës, i devijuar më pas nga Brahim Diaz, përfundoi në rrjetë. Më pas ishte radha e Olivier Zhiru me një dopietë që të kompletonte fitoren e Milanit, që merr trepikëshin e radhës. Kuqezinjtë qëndrojnë në krye pas dy javësh, bashkë me Interin, Lacion, Romën dhe Napolin, që gjithashtu kanë nga 6 pikë.
Me “poker” ka fituar edhe Roma në fushën e Salernitanës. Dy gola të Lorenco Pelegrinit, një i Veretu dhe një tjetër i Abraham, i kanë dhënë suksesin e radhës ksudarës së Mourinjos. Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, qëndroi në stol edhe në këtë ndeshje, duke mos luajtur asnjë minutë. Te Salernitana mungoi Veseli i dëmtuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje