Futboll

Video/ Muriqi shpëton Kosovën në shtesë, Italia ngec edhe në Zvicër

Pas fitores në Gjeorgji, Kosova pritej të bënte të njëjtën gjë edhe në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku mori vetëm 1 pikë ndaj Greqisë. Ka përfunduar në barazim 1-1 kjo ndeshje emocionuese, me një fund drithërues. Në kohën shtesë Vedat Muriqi arriti të barazonte me kokë dhe t’i jepte 1 pikë Kosovës.

Greqia kishte shënuar që në pjesën e parë me Douvikas dhe ishte shumë pranë fitores në Prishtinë. Dardanët nuk u dorëzuan dhe arritën të bërazonin, duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve pas 4 ndeshjesh në Grupin B. Përpara Kosovës janë vetëm Spanja dhe Suedia, ndërsa Greqia dhe Gjeorgjia janë më poshtë në renditje.

Nga ndeshje e sotme kualifikuese të Botërorit, mund të veçohen fitoret bindëse të Anglisë dhe Polonisë, dy kundërshtarëve të Shqipërisë në Grupin I. Anglia mundi 4-0 Andorrën, kurse Polonia fitoi 1-7 në San Marino. Ka fituar thellë edhe Gjermania, që shënoi plot 6 herë ndaj Armenisë.

Italia, kampione e freskët e Europës, ka barazuar përsëri, këtë herë në fushën e Zvicrës, me rezultatin 0-0. Edhe këtë herë, ashtu si në barazimin e pak ditëve më parë me Bullgarinë në shtëpi (1-1), “axurrët” kanë vuajtur në sulm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë