U kursye në ndeshjen e parë ndaj Prishtinës në Hungari, por me sa duket Myrto Uzuni i kishte ruajtur golat për në “Fadil Vokrri”. Ferencvaroshi i tij e fitoi edhe ndeshjen e kthimit në Prishtinë, me rezultatin 1-3, ku të tre golat mbajnë firmën e sulmuesit kuqezi.
86' | Who else? Uzuni scores his hat-trick
— Dardanian Football (@DardanianFooty) July 13, 2021
🔵 Prishtina – 1 (1)
🟢 Ferencvárosi – [3] (6)#PRIFTC #UCL | [🎥 Klan Kosova] pic.twitter.com/tTHjh0PyLM
Uzuni zhbllokoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, me një gjuajtje brenda zonës. Prishtina barazoi me Hotin përkohësisht, sepse më pas futbollisti beratas do të realizonte edhe dy herë të tjera para se të zëvendësohej.
💙 Prishtina's Goal
— Dardanian Football (@DardanianFooty) July 13, 2021
[🎥 Klan Kosova] https://t.co/TTtixwltH8 pic.twitter.com/LBSenIs1E7
Ashtu siç kishte thënë në konferencë shtypi, Uzuni nuk festoi në asnjë nga golat e shënuar në portën e Prishtinës.
Ferencvaroshi kalon në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve, me rezultatin e përgjithshëm 6-1, ndërsa Prishtina tani kalon në Ligën e Konferencës, ashtu si dhe dy skuadrat e tjera shqiptare, Teuta dhe Shkëndija e Tetovës.
80' | Uzuni again…
— Dardanian Football (@DardanianFooty) July 13, 2021
🔵 Prishtina – 1 (1)
🟢 Ferencvárosi – [2] (5)#PRIFTC #UCL | [🎥 Klan Kosova] pic.twitter.com/Tu2G9Dtodi
Kjo e fundi u turpërua në Sllovfeni, ku u mund 5-0 nga Mura, ndërsa ndeshjen e parë e kishte humbur 0-1. Në pjesën e dytë tetovarët luajtën me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Kivrak. Kështu, të tria skuadrat shqiptare eliminohen që në turin e parë të Ligës së Kampionëve, me të vetmin gol të shënuar atë të Hotit të Prishtinës.
🟢 Uzuni's goal
— Dardanian Football (@DardanianFooty) July 13, 2021
[🎥 Klan Kosova] pic.twitter.com/YkObTWX4Ko
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje