Futboll

Video/ Natë e errët për Juventusin, humb në gjykatë dhe me Fiorentinën

E martë e tmerrshme për Juventusin. Fillimisht, lajmi për heqjen e 3 pikëve të fituara në tavolinë ndaj Napolit, pasi nga gjykata është vendosur që ndeshja të luhet në fushë. Një lajm që i ka lënë të gjithë pa fjalë në kampin bardhezi dhe që ka ndikuar edhe në paraqitjen e skuadrës në fushë ndaj Fiorentinës.

https://streamable.com/1tqfxy
Goli i parë i pësuar nga Juventusi. Gazeta Si, 22 dhjetor 2020

Pastaj disfata e rëndë në fushë, një 0-3 tronditëse në Torino, ku gjithçka shkoi keq për të besuarit e trajnerit Andrea Pirlo. Ndeshja startoi me një gol të pësuar, pastaj erdhi kartoni i kuq i Kuadrados që komplikoi gjithçka, autogoli i Aleks Snadros në pjesën e dytë dhe në fund një gol i tretë i shënuar për miqtë nga ish-mbrojtësi bardhezi, Martin Kaseres. Më keq se kaq nuk kishte ku të shkonte.

https://streamable.com/dd6a6w
Autogoli i Aleks Sandro. Gazeta Si, 22 dhjetor 2020

Me 24 pikë në 13 ndeshje, kampionët e Italisë janë kaluar edhe Napoli në renditje, pasi skuadrës së Gatuzos i është hequr edhe penalizimi në pikë për ndeshjen a paluajtur me Juventusin. Nesër bardhezinjtë mund ta shohin veten edhe më larg dyshes kryesuese Milan-Inter, që luajnë ndeshjen e javës së 14-të të Serisë A. Me sa duket, Juventusi do ta ketë mjaft të vështirë të ruajë kurorën e kampionit, situata është shumë larg pritshmërive.

https://streamable.com/zj4w1q
Goli i Kaseres. Gazeta Si, 22 dhjetor 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë