Politike

Video nga Infektivi, PD: SPAK, heto Manastirliun! Tmerroi qytetarët me pamje të rreme

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu dhe nisjen e hetimeve nga SPAK ndaj saj për atë që e quan “terrorizim të qytetarëve përmes videove të rreme”.

“Ministrja e Shëndetësisë duhet të japë dorëheqjen! Ajo ka mashtruar qytetarët përmes pamjeve të rreme, duke i terrorizuar ata. Efekti nuk është aspak sensibilizimi i qytetarëve për të përdorur maskën dhe masat e tjera për distancim social dhe higjienë. Denoncimin e një qytetari tek JOQ ma kanë dërguar me dhjetëra të njohur, të revoltuar nga horrori që Ministrja e Shëndetësisë përcjell me dashje. Qytetari ka njohur në video gjyshen e tij, të painfektuar nga COVID, që sot e ka në shtëpi, por që Ogerta Manastirliu e paraqet si të shtruar në spitalin COVID”, deklaron nga PD, ish-deputeti Bardh Spahia.

PD thotë se Manastirliu po mbjell frikë e terror me regjinë e rreme dhe makabre të Edi Ramës dhe u bën thirrje qytetarëve që të kujdesen për veten dhe të respektojnë këshillat për mbrojtjen nga Covid.

“Është e vetmja mënyrë që të mos përfundoni tek spitali Infektiv, ku kushtet e pacientëve me COVID 19 janë skandaloze, siç kemi parë me në pak foto dhe video klandestine, pasi të sëmurët trajtohen si të burgosur pa asnjë të drejtë kontakti me jashtë, vetëm për të mos treguar të vërtetën e dështimit të Ogerta Manastirliut dhe Edi Ramës me krizën COVID 19 dhe me shëndetësinë në këto 7 vjet”, vijon Spahia.

PD thotë se në videon e publikuar nga Manastirliu pamjet tregojnë se serumet bëhen me shishe uji.

“Në këtë nivel të tmerrshëm ka mbërritur shëndetësia falas, që premtoi Edi Rama 7 vjet e gjysëm më parë. Prokuroria e Posaçme duhet të nisë menjeherë hetimin penal për Ministren e Shëndetësisë, që shpërndau një video false për të terrorizuar qytetarët! Në gati 108 vjet shtet, shqiptarët nuk kanë patur kurrë një qeveri kaq armiqësore ndaj tyre sa modeli që solli Edi Rama. Një qeveri që i vjedh, i varfëron, i mashtron dhe i terrorizon”, mbyll reagimin e tij, Bardh Spahia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë