Futboll

Video/ Ngjarja e bujshme në Hofenheim, Bajerni del kundër tifozëve të vet

Ngjarje e bujshme në Gjermani: Bajern Mynih del kundër tifozëve të vet. Një skenë surreale në fushën e Hofenheimit, ku kampionët në fuqi të Gjermanisë kryesonin 0-6, por papritur ndeshja është ndërprerë dhe drejtuesit e klubi bavarez u kanë kërkuar ultrasve të tyre të hiqnin një banderolë kundër presidentit të skuadrës kundërshtare. Banderola ishte hapur nga tifo-grupi “Schickeria” dhe përmbajtja e saj ishte: “Hopp, je dhe mbetesh një bir kurve”. I drejtohej Dietmar Hopp, pronarit manjat të Hofenheimit, i urryer nga ata që kontestojnë “futbollin modern”.
Për minuta të tëra afër fundit të ndeshjes, kur baravarezët kryesonin 0-6, trajneri Flik, mjaft i irrituar, si dhe lojtarët e Bajernit, provuan t’i bindnin ultrasit ta hiqnin atë banderolë, por më kot. Arbitri i ndeshjes, Digert, vendosi në atë moment t’i çonte dy skuadrat në dhomat e zhveshjes. Kjo ishte mënyra e vetme për t’i frikësuar tifozët e Bajernit dhe për t’i bërë të kuptonin se urrejtja e çdo forme, nuk ka vend në futboll. Pas më shumë se 10 minutash ndeshja rinisi, por sinjali ishte i fortë dhe i qartë. Në fakt, në minutat e mbetura nuk u luajt futboll, pati vetëm pasime në mesfushë, ndërsa tifozët e Hofenheimit duartrokitën protestën e bavarezëve. Ishte një fitore që e shkëputi Bajernin nga Lajpcigu, por vëmendjen e mori episodi me tifozët.

Presidenti i Hofenheimit, Hopp dhe shefi ekzekutiv i Bajernit, Romenige. Gazeta Si, 1 mars 2020

Po pse të gjithë në Gjermani e kanë me Hopp, presidentin e Hofenheimit? Tifozët gjermanë (përveç të Bajernit janë edhe ata të Borusia Dortmund) e kontestojnë fuqishëm për faktin se ai ka transformuar një skuadër periferie, pa traditë dhe histori, në një klub kompetitiv në një kohë të shkurtër. Atë që ndodhi në Hofenhemim shtypi e ka konsideruar ndeshjen e turpit. Por gjermanët kanë vendosur t’i thonë “stop” dhunës dhe urrejtjes, pavarësisht nga forma në të cilën ato shfaqen. Dhuna dhe urrejtja janë të papranueshme edhe nëse shprehen me fjalë. Pas gjithë asaj që ndodhi në atë ndeshje është e veçanta e sistemit futbollistik gjerman, i bazuar në rregullin “50%+1”, që ndalon rritjen e aksioneve. Në Gjermani tifozët nuk e pranojnë faktin që dikush mund të investojë fort në një klub dhe të prishë ekuilibrat sportivë.

https://youtu.be/eF4PbOTj5xs
Trajneri Flik dhe lojtarët e Bajernit kontestojnë tifozët e tyre. Gazeta Si, 1 mars 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë