Gazeta Si – Një avion pasagjerësh nga një linjë ajrore e re me kosto të ulët nga Republika Domenikane, u ul në aeroportin Ndërkombëtar të Majemit të martën në mbrëmje, duke shpërthyer në flakë.
Mediat amerikane raportojnë se janë plagosur tre nga 126 personat në bord. Zjarrfikësit shuan me sukses flakët që përfshiu “RED Air Flight 203”, pasi pësoi një defekt të pajisjes së uljes, rrëshqiti në pistë dhe ndaloi në një zonë me bar.
Postimet në mediat sociale treguan pasagjerët që po largoheshin nga avioni, disa duke mbajtur fëmijët e tyre, disa me bagazhe në duar, të tjerë duke bërë video me celularë.
#RedAir MD80 just caught fire after landing at MIA airport
— zalmy cohen (@emalevin) June 21, 2022
All passengers look to be safe as they exited the plane pic.twitter.com/go66ozwRSX
“Kur mbërritën ekipet tona të zjarrfikësve, panë se krahu i avionit ishte në flakë. Ata shpejt filluan të punojnë për shuarjen e zjarrit duke përdorur kamionë të specializuar me shkumë”, – tha zëdhënësja e Miami-Dade Fire-Scue Erika Benitez.
“Të gjithë pasagjerët ishin jashtë aeroplanit”. Tre personat e plagosur u dërguan në spitalet lokale, tha Benitez, ndërsa ekuipazhet e zjarrfikësve punuan për të kontrolluar “një derdhje karburantit”.



Pasagjeri Mauricio Davis, nga Weston, tha se kur njerëzit panë zjarrin, ata filluan të bërtasin dhe t’i zërë paniku.
“Njerëzit ishin shumë të frikësuar”, – tha Davis, i cili po kthehej nga Venezuela dhe kapi fluturimin lidhës në Santo Domingo, duke shtuar: “Njerëzit po mbaheshin në sedilje për të mos rënë”.
Close-up video of passengers getting off the plane | #ONLYinDADE pic.twitter.com/o3YyMU9mgx
— ONLY in DADE (@ONLYinDADE) June 22, 2022
Sipas zëdhënësit të aeroportit, Gregory Chin, avioni “gërvishti” pistën jugore afër autostradës Dolphin dhe nuk goditi asgjë tjetër.
Përplasja i nxiti zyrtarët të mbyllnin dy pista, duke vonuar disa fluturime. Por pjesa më e ngarkuar e aeroportit – pjesa veriore, ku American Airlines trajton 70 përqind të trafikut ajror – nuk u ndikua, tha ai.
Linja ajrore kohët e fundit njoftoi se, duke filluar nga korriku, do të ofronte më shumë se 20 fluturime javore midis Shteteve të Bashkuara dhe shtetit-ishull. S
Sipas “Aviacioneline”, transportuesi është gjithashtu i autorizuar të kryejë fluturime në Tampa, Kosta Rika, Medellín dhe Cartagena në Kolumbi, Panama dhe Karakas, Venezuelë.
Plane crash just a few minutes ago at Miami airport caught on camera! (Credit: @PTZtv ) pic.twitter.com/2CimvMhcUy
— WeatherGamer21 (@WeatherGamer21) June 21, 2022
Por tani për tani, linja e re ajrore Dominikane krenohet me vetëm disa avionë dhe mbi 50 punonjës dhe aktualisht po fluturon vetëm në linjat midis Santo Domingo dhe Majamit.
Çfarë saktësisht e shkaktoi mosfunksionimin mbeti e paqartë. Por një përfaqësues i kompanisë lejoi që një mekanik i RED Air, i identifikuar si 36-vjeçari Hector Dejesus, të intervistohej nga një gazetar.
Dejesus tha se mirëmbajtja e rregullt është bërë në tre avionët e kompanisë, veçanërisht në pajisjet e uljes.
Plane catches fire after crash landing at Miami International Airport from DR. Sources state there were only minor injuries | #ONLYinDADE pic.twitter.com/AtL9vDYF74
— ONLY in DADE (@ONLYinDADE) June 21, 2022
Mekaniku, një ish-punonjës i aviacionit ushtarak Dominikan, sugjeroi mundësinë e gabimit të pilotit.
Administrata Federale e Aviacionit tha se do të hetojë përplasjen. “Unë mendoj se ishte një ulje e vështirë. Ne bëjmë mirëmbajtje gjatë gjithë kohës. Unë supozoj se ishte kështu”, – tha Dejesus, duke shtuar: “Jam i tronditur”.
Pas incidentit, fluturimi filloi në Aeroportin Ndërkombëtar “Las Américas”, aeroporti kryesor i vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje