Futboll

Video/ Partizani nuk fal as në Moldavi, në turin e dytë e pret Bazeli

Partizani ka bërë detyrën edhe në Moldavi, duke e fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Sfintul Georghe me rezultatin 2-3. Një kualifikim i lehtë për ekipin e trajnerit Ilir Daja, me rezultatin e përgjithshëm 8-4. Në turin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës Partizani do të ketë përballë Bazelin e Zvicrës, një ekip mjaft i njohur në kupat e Europës, ku luan edhe mesfushori i Kombëtares, Taulant Xhaka.

Edhe në ndeshjen e sotme, protagonist ishte braziliani Stenio Zhunior, autor i 2 golave për Partizanin, ashtu si në ndeshjen e parë në Elbasan. Shënoi gjithashtu kavajasi Tedi Cara, edhe ai autor i një goli një javë më parë.

Partizani u gjend dy herë në disavantazh, por në të dy rastet reagoi mirë dhe barazoi. Cara shënoi në minutën e 15-të, pasi ekipoi vendës kishte realizuar me penallti më parë Volkov. Sfintul shënoi sërish, por Stenio Zhunior barazoi në fund të pjesës së parë dhe në të dytën gjeti edhe golin e fitores për Partizanin, që kalon pa probleme në turin e dytë, ku do të jetë tjetër muzikë, sepse kundërshtari është e një tjetër niveli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë