Futboll

Video/ Partizani shtanget në shtesë, vetëm barazim me Apoloninë

Apolonia ka rezistuar në stadiumin “Elbasan Arena”, ku ka marrë një pikë shprese për mbijetesën, pas barazimit 1-1. Partizani ka vuajtur shumë, kaloi në avantazh, falë një goli të Carës, por kur po bëhej gati të festonte, fierakët kanë barazuar në shtesë me penallti. Të kuqtë patën disa raste shënimi, por portieri Romeo Harizaj, ndoshta më i miri në fushë, bëri pritje vendimtare.

https://streamable.com/ilwwsp
Goli i Partizanit. Gazeta Si, 9 janar 2021

Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të parekura. Loja ka qenë e fortë, çka e tregojnë edhe katër kartonët e verdhë. Në të dytën Partizani e rriti lojën dhe e zhvendosi atë në gjysmëfushën e Apolonisë. Trajneri Ilir Daja hodhi në fushë menjëherë Bardhin, Carën dhe Kardozon.

Dhe ishte pikërisht sulmuesi kavajas i të kuqve, Tedi Cara, ai që shënoi golin e fitores 10 minuta para fundit, duke përfituar nga një gabim në mbrojtje i kundërshtarit gjatë një goditjeje nga këndi. Në minutën e 5-të shtesë, Apolonia fitoi një penallti, që u kthye në gol nga Zaimi.

https://streamable.com/24gdr5
Goli i barazimit nga Apolonia. Gazeta Si, 9 janar 2021

Me këtë barazim, të kuqtë humbin një shans të mirë për të qenë të vetëm në vendin e dytë. Tani ata janë në kuotën e 20 pikëve, bashkë me Teutën dhe Laçin. Vllaznia kryesuese është 9 pikë larg. Fierakët mbeten të fundit në renditje, me 9 pikë, ndërsa ish-trajneri i Dinamos, Fabricio Kamarata, ka debutuar me rezultat pozitiv në stolin e Apolonisë.

Superiore, java e 13-të
Bylis-Tirana 0-0
Kastrioti-Skënderbeu 2-2
Laçi-Kukësi 3-2
Partizani-Apolonia 1-0
Dje
Vllaznia-Teuta 1-1


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë