Futboll

Video/ Partizanin e ndal traversa, Teutën Alban Hoxha. S’ka fitues në Elbasan

Partizani dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë në “Elbasan Arena”, pas një barazimi të thatë, 0-0. Është një rezultat që nuk i leverdis asnjërës prej dy skuadrave për objektivat që kanë, por ato e kanë pasur të pamundur për të gjetur rrugën e rrjetës.

Partizani iu afrua golit me sulmuesin Solomon, gjuajtja e të cilit u ndal në traversë, ndërsa mundësinë më të mirë për të dalë me fitore nga kjo ndeshje transferte e pati Teuta, 6 minuta para fundit. Durrsakët fituan një penallti pas pengimit të Bregut në zonë, por portieri Alban Hoxha priti shumë bukur gjuajtjen e Emiljano Vilës.

https://streamable.com/8nkf2l
Penalltia e pritur nga Hoxha. Gazeta Si, 9 dhjetor 2020

Pas këtij barazimi, i dyti radhazi pa gola pas derbit, Partizani është i treti në renditje me 12 pikë. Para tij janë Vllaznia me 16 pikë dhe Kukësi me 13 pikë. Për Teutën ishte barazimi i gjashtë radhazi, që e lë këtë skuadër në vend të 6-të me 9 pikë.

Superiore, java e 7-të
Sot
Apolonia-Skënderbeu 1-0
Bylis-Kukësi 0-3
Kastrioti-Vllaznia 0-3
Laçi-Tirana 0-1
Partizani-Teuta 0-0

Renditja e Superiores pas javës së 7-të. Gazeta Si, 9 dhjetor 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë