Pas incidentit të shënuar në Elbasan mes militantëve të PD-se dhe PS-së shoqëruar edhe me reagimet politike nga ana e Bashës dhe Ramës, të dy politikanët që i përcaktuan axhendat e vizitës në të njëjtën orë në Elbasan kanë vijuar të ndarë me takimet, pa shënuar ndonjë incident tjetër.
Basha ka vijuar takimet me banorë dhe biznese në Elbasan. Ndërsa Rama ka vizituar fillimisht panairin e këtij qyteti dhe më pas u ndal në kalanë e qytetit për të njoftuar realizimin e projektit transformues të hapësirës brenda saj, në një zonë turistike me bujtina, shërbime, muze, adresa historike e pika të trashëgimisë kulturore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje