Bota

Video/ Përfshihet nga flakët grataçela pranë Burj Khalifas në Dubai

Gazeta Si – Në Dubai, një rrokaqiell i ndërtuar nga “Emaar Group”, një nga zhvilluesit më të mëdhenj në botën arabe, ka marrë flakë.

Në video, përdoruesit kanë postuar në rrjetet sociale ndërtesën 35-katëshe shumë pranë Burj Khalifa, rrokaqiellit më të lartë në botë.

Gradaçela në fjalë shihet duke u djegur në të gjithë lartësinë e tij. Pamjet dramatike treguan flakët që kishin përfshirë çdo cep të ndërtesës.

Deri në orën 03:45 të mëngjesit zjarri u shua dhe sot në mëngjes mund të shiheshin pasojat që la pas. Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse ka persona të lënduar.

Incidenti është i fundit në një seri zjarresh në kullat në Dubai të mbushur me rrokaqiej gjatë viteve të fundit, duke ngjallur dyshime rreth sigurisë së ndërtesave në vend.

Në natën e Vitit të Ri 2015, një zjarr përfshiu Address Downtown, një nga hotelet më luksoze në Dubai, gjithashtu pranë Burj Khalifas.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë