Në ditën e parë të çeljes zyrtare të fushatës, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video-mesazh ku aktori i njohur Robert Ndrenika flet me fjalët e Ramës. E fillon me teatrin ku thekson se “do ngrihet aty ku ishte por shumë herë më funksional” duke vijuar më pas me punët e bëra deri më tash.
“Teatri ishte një vend që gjallëronte. Teatri ishte pasioni ynë, ishte shtëpia ime, shtëpia juaj dhe e të gjitha familjeve tona, por tani boshatisja e tij tregon vuajtjet tona në këto kohë që shfaqjet janë ndaluar. E di që këtu do shohim përsëri shfaqje. Jo vetëm këtu por edhe në Teatrin e ri kombëtar që do ngrihet aty ku ishte por shumë herë më funksional dhe shumë herë më i bukur nga sa ishte. Dhe jemi vetëm në gjysmën e rrugëtimit tonë.
Vështirësitë që kaluam nuk na thyen dot, përkundrazi na bashkuan na sollën më pranë njëri-tjetrit.
Ndjemë nevojën për të ndihmuar ata që ishin më shumë në vështirësi, na kanë bërë më të fortë ato vuajtje.
E megjithatë akti ynë i dytë s’ka ardhur ende. E ardhmja jonë është plot shpresë…”, reciton Ndrenika
“Akti i dytë është vizioni i një Shqipërie më të mirë në një ekonomi më të fortë, me paga më të larta, me turizëm që lulëzon, më shumë mundësi për rininë, përkujdesje për të pamundurit dhe njerëzit në ,nevojë një jetë më të mirë për të gjithë ne, është koha që punët e nisura ti shpiem deri në fund.
Të ardhmen që meritojmë kemi filluar ta prekim, së bashku do vallëzojmë sërish, do këndojmë sërish, do ngrihemi përsëri më të fortë se më parë. Nuk ka kohë për pushim,
Shqipëria është e ardhmja jonë”, thuhet në fund te videos ku në momentin që Ndrenika citon; “Shqipëria…” shfaqet Edi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje