Goli me roveshiatë i Graciano Pele fundjavën që lamë pas, ku ai i dha avantazhin e përkoshëm Parmës në humbjen 1-2 ndaj Xhenoas, ka sjellë në vëmendje të tjerë gola akrobatikë të ngjashëm me të në Serinë A.
Dhe një prej tyre e ka realizuar ish-kapiteni i Kombëtares, Igli Tare, aktualisht drejtor sportive i Lacios. Dhe pikërisht me fanellën e Lacios ai shënoi me një roveshiatë shumë të bukur në fitoren 4-1 ndaj Askolit, në vitin 2006. Kujtojmë që Tare në Itali ka luajtur fillimisht me Breshian e më pas me Bolonjën dhe Lacion.
Mes roveshiatave më të bukura të seleksionuara nga “Gazzetta Dello Sport”, përveç asaj të Tares, janë edhe ato të Juri Zhoraef të Interit ndaj Romës, Materacit ndaj Mesinës, Mareskës ndaj Atalantës, Florencit ndaj Xhenoas, Belotit ndaj Sasuolos dhe dhe disa të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje