Gazeta Si – Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka mbërritur në ditën e gjashtë. Bisedimet mes Moskës dhe Kievit filluan të hënën, në Gomel, ndërsa në otrët dhe ditët në vijim pritet një takim i ri ndërmjet delegacioneve.
Ndërkohë, kanë rinisur luftimet e ashpra. Ushtria ruse ka intensifikuar bombardimet në Kharkiv dhe qytete të tjera. Një kolonë e gjatë 60 kilometra e automjeteve ushtarake ruse është tani në portat e kryeqytetit ukrainas. Gjatë natës në Kiev dhe qytete të tjera u regjistruan sulme me raketa dhe shpërthime.
Numri i luftimeve dhe bastisjeve përkeqësohet dita-ditës, sipas OKB-së, viktimat civile në pesë ditët e para të luftës janë mbi 400, por numri ndoshta është nënvlerësuar dhe për këtë arsye është i destinuar të rritet. Mes viktimave ka edhe shumë fëmijë.



Nga ana tjetër, Vladimir Putin duket gjithnjë e më i izoluar. Ai kërcënoi Bashkimin Evropian dhe vendet që do të furnizojnë me armë Kievin: “Ata do të jenë përgjegjës për veprimet e tyre”.
Sanksionet ndaj Moskës po rëndojnë ekonominë ruse, tashmë ka nga ata që flasin për falimentim. Banka Qendrore Ruse po përballet me një situatë shumë të vështirë dhe si masë e parë ka dyfishuar interesat në 20%, por bankat vendase janë pranë kolapsit.
Presidenti Volodymyr Zelensky bëri thirrje për një zonë të ndaluar fluturimi mbi vendin e tij dhe që Rusia të hiqet si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ukraina paraqiti një kërkesë zyrtare për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe të paktën tetë vende të tjera të BE-së kanë sinjalizuar tashmë mbështetjen e tyre për masën.
🇺🇦Kharkiv central square now.
— Illia Ponomarenko (@IAPonomarenko) March 1, 2022
“Whoever rallied for the Russian World on this square – is this what you wanted? We warned you, it’s a bad idea” pic.twitter.com/qJQlBFTNPy
Videoja e sulmit në Kharkiv
Qyteti ukrainas i Kharkiv është sulmuar sërish mëngjesin e sotëm. Imazhet televizive, të rihapura në rrjetet sociale, tregojnë një shpërthim të fortë pas asaj që mund të jetë një raketë ose një bombë e shpërthyer në një ndërtesë që gazeta “Kyiv Independent” e identifikon si selinë e qeverisë rajonale. Sipas autoriteteve të qytetit, në një shënim, objektivi “ishte guvernatori i rajonit”.

Qyteti Kherson i rrethuar nga forcat ruse
Qyteti ukrainas Kherson në Jug të vendit është rrethuar nga forcat ruse të ushtrisë. Ushtria e Rusisë kishte nisur një sulm tokësor në Kherson, qytet që ndodhet pranë Krimesë, rajonit të kontrolluar nga Moska.
“Ushtria ruse po vendos postblloqe në hyrje të qytetit”, tha kryebashkiaku Igor Kolykhayev. “Kherson ka qenë dhe do të mbetet ukrainas”, vijoi postimin në Facebook.
Ndërsa gazetarja ukrainase Alena Panina njofton se qyteti është i rrethuar, ka pajisje ushtarake në të gjitha anët dhe janë vendosur pika kontrolli në dalje
Looks like a Russian strike right on the center of Kharkiv, in the main square right by the local government HQ this morning. pic.twitter.com/VivkeHCFr3
— max seddon (@maxseddon) March 1, 2022
377,000 refugjatë mbërritën në Poloni, 100,000 vetëm dje
Më shumë se 377,000 njerëz kanë ikur në Poloni nga Ukraina që nga fillimi i luftës. Këtë e ka bërë të ditur Roja Kufitare përmes një postimi në Tëitter. “Që nga 24 shkurti, rojet kufitare kanë lejuar mbi 377,400 njerëz që ikin të kalojnë nëpër pikat kufitare me Ukrainën”. Vetëm dje 100 mijë persona kaluan kufirin. “Sot 24 mijë në vetëm dy orë, nga ora 7 në 9”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje