Mbrëmja që përjetoi Kristiano Ronaldo të mërkurën e 1 shtatorit 2021 është e destinuar të jetë legjendë. Kapiteni i Portugalisë, me 2 gola në fundin e ndeshjes, ngjitet i vetëm në krye të klasifikimit të shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në kombëtare, me 111 gola. Por më parë ai rrezikoi ndëshkimin me karton të kuq për një shpullë ndaj O’Shea dhe humbi një penallti.
Ishte një CR7 mjaft nervoz ai që u pa në fushë ndaj Iralndës. Në pjesën e parë të sfidës së vlefshme për kualifikueset e Botërorit të Katarit, portugezi reagoi keq, duke goditur me një shpullë në fytyrë kundërshtarin, mbrojtësin Dara O’Shea. Menjëherë më pas gaboi nga pika e bardhë, por shleu gjithçka me dygolëshin në 7 minutat e fundit, duke i dhënë fitoren 2-1 Portugalisë. Dy gola që shënojnë një rekord historik për ish-juventinin: 111 gola me fanellën e kombëtares.
Pas çerek ore lojë dhe një rishikimi me VAR, arbitri Matej Jug akordoi një penallti për Portugalinë, pas një faulli të Hendrik. Ronaldo shkoi për të goditur dhe kur po sistemonte topin te pika e bardhë, O’Shea ia spostoi me këmbë. Një provokim, ndaj të cilit CR7 reagoi me një shpullë ndaj lojtarit irlandez. Dy gjeste të gabuara, por arbitri nuk dha asnjë karton.
Dhe Ronaldo e gjuajti penalltinë, që u prit nga Gavin Bazunu. Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, në fund të pjesës së parë Irlanda kaloi në avantazh pas një goditjeje këndi me Xhohn Egan, duke e bërë Portugalinë të vuajë jo pak për përmbysjen. Për Ronaldon lajmet e mira vijnë nga numrat, me këtë ndeshje ai është bërë lojtari europian me më shumë ndeshje në kombëtare: 180, si Serxhio Ramos.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje