Gazeta Si – Kandidati i Partisë Socialiste, Kristjan Shkreli ka fituar Bashkinë e Vaut të Dejës me rreth 55% të votave.
Në garë ka qenë edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ish-deputeti i PD-së dhe njëherësh ish-kryebashkiak i Vaut të Dejës, i cili ka marrë rreth 40% të votave.
I pranishëm në qendrën e votimit ku po numërohej kutia e fundit, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Vaun e Dejës, Zef Hila, i ka dhënë dorën kundërshtarit të tij politik, Kristjan Shkrelit dhe e ka uruar për fitoren.
Këtu është një garë e normalisht që dikush do të fitojë. Unë e uroj me gjithë shpirt. Fushata e numërimi shkoi shumë normal dhe normal që njëri do të fitojë. Të shkoftë mbarë!”.
Në garë është gjithashtu edhe kandidatja e Partisë Demokratike, Klomentina Drini, e cila ka më pak vota dhe nuk përbën rrezik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje