Futboll

Video/ Siti poshtëron Arsenalin, Granit Xhaka del me karton të kuq

Mançester Siti arriti një fitore të thellë ndaj Arsenalit. Plot 5 gola realizoi skuadra e Pep Guardiolës, që kontrolloi gjithçka në këtë ndeshje nga fillimi në fund dhe fitorja mund të ishte edhe më e thellë.

Gyndogan hapi serinë e golave pas 7 minutash lojë, duke shënuar me kokë. Vetëm 5 minuta më pas dyfishoi spanjolli Ferran Tores, autor i një dopiete në këtë ndeshje. Dy golat e tjerë për Sitin mbajnë firmën e Gabriel Jesus dhe Rodrit.

Për t’u harruar paraqitja e Arsenalit dhe mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, i cili la fushën që në pjesën e parë, pasi u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër me taka ndaj kundërshtarit. Ishte humbja e tretë e Arsenalit në po kaq ndeshje të kampionatit, që do të thotë vend i fundit. Në dy javët e para londinezët janë mundur nga Brentfordi dhe Çelsi.

Për të besuarit e Guardiolës ishte fitorja e dytë radhazi me 5 gola të shënuar. Siti kryeson përkohësisht renditjen me 6 pikë. Edhe “qytetarët” kanë një humbje në kampionat, atë të javës së parë me Totenhemin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë