Bota

Video/ Sulm me armë në Universitetin e Permit në Rusi, 8 viktima dhe disa të plagosur

Një person hapi zjarr brenda një universiteti në qytetin Perm të Rusisë, ku sipas mediave vendase kalënë tetë të vdekur dhe rreth 10 të plagosur. Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:00 me orën lokale të së hënës në kampusin e universitetit Perm, qytet në Rusi. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se agresori është ekzekutuar nga forcat e policisë gjatë tentativës së arrestimit.

Sipas Komisionit Hetimor Rus, i cili merret me hetimet për krime të rënda, personi i armatosur ishte student në universitet. Sipas mediave lokale, autori thuhet të jetë 18-vjeçari Timur Bekmansurov, i cili në fakt duket se ka lënë një shënim para sulmit të tij.

“Vendosa për datën, 20 shtator. Ndërsa përpiqem të studioj pasazhet midis ndërtesave, përfitimi është zbatimi i tyre me një plan të detajuar të territorit të universitetit”, – mësohet se ka qenë shënimi i autorit të dyshuar të sulmit, duke pohuar se nuk ishte anëtar i asnjë organizate terroriste.

Disa studentë dhe mësues janë akoma të mbyllur në audiroët e universitetit. Në imazhet e treguara nga mediat lokale, studentët shihen duke ikur nga universiteti, duke kërcyer nga dritaret në katin e parë për t’i shpëtuar sulmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë