Pamje të rralla kanë treguar shkencëtarët që kryejnë punime kërkimore në laboratorin e Wuhan, nga ku mendohet se e ka origjinën koronavirusi Sars-Cov2.
Në një video nga ambientet e brendshme të laboratorit, kreu i ekipit deklaroi se “nuk kishte asnjë mundësi që koronavirusi ta kishte origjinën nga laboratori”.
Instituti i Virologjisë Wuhan, i cili mban më shumë se 1.500 lloje të viruseve vdekjeprurëse, është bërë qendra e polemikave mes krizës shëndetësore globale.

Inteligjenca amerikane ka hedhur dyshime se virusi u krijua në këtë laborator dhe presidenti Donald Trump ka bërë thirrje për nisjen e hetimeve zyrtare.
Thuhet se laboratori ka tre dhoma testimi, dy dhoma për ruajtjen e kafshëve, një frigorifer me viruse dhe një dhomë për shpërndarjen e kafshëve. Njëzet e katër shkencëtarë mund të punojnë atje në të njëjtin turn.
Studiuesi Hung Zhang tha se ndërtesa ishte projektuar në atë mënyrë që ajri mund të rrjedhë vetëm në laborator nga jashtë, dhe jo anasjelltas, për të parandaluar daljen nga laboratori.

Presidenti amerikan Trump tha javën e kaluar se Uashingtoni po heton nëse koronavirusi fillimisht ka infektuar njerëzit që punonin gjatë eksperimenteve me lakuriqët në laborator. Kina këmbënguli që OBSH nuk ka gjetur prova se koronavirusi ishte bërë nga njeriu.
Dr Yuan Zhiming, nënkryetari i Institutit të Virologjisë Wuhan mohoi akuzat në një intervistë për mediat shtetërore gjatë fundjavës.
“Nuk ka asnjë mënyrë që ky virus të vinte nga ne,” tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje