Gazeta Si – Në Paris, të shtënat me armë zjarri në një rrugë në qendër të qytetit, kanë shkaktuar 3 të vdekur dhe 3 të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Të shtënat, të cilat ndodhën në lagjen e 10-të, ndodhën pranë qendrës kulturore kurde Ahmet-Kaya, në rrugën 16 Rue d’Enghien.
“Le Parisien” konfirmon se një “burrë rreth 69 vjeç hapi zjarr ndaj disa personave”. I arrestuari është një francez, pensionist nga hekurudhat franceze (SNCF), ish-“shofer” i kompanisë së transportit. Arma e përdorur nga 69-vjeçari është sekuestruar nga agjentët.






Autori i të shtënave thuhet se është me precedentë penalë. Sipas informacioneve të mbledhura nga BFMTV, 69-vjeçari francez ishte tashmë nën hetim vitin e kaluar për tentativë vrasjeje, pasi ai sulmoi një kamp emigrantësh në Paris i armatosur me një thikë.
Ai u lirua më 12 dhjetor dhe që atëherë ishte vënë nën kontrollin gjyqësor, ndaj nuk kishte të drejtë të largohej nga territori francez dhe mbi të gjitha të mbante armë me vete.
ALERTE – Fusillade à Paris : plusieurs blessés dans le 10eme arrondissement.
— Clément Lanot (@ClementLanot) December 23, 2022
Police sur place. Un suspect interpelé. pic.twitter.com/mbQFl2a0vf
Apel i policisë për qytetarët dhe turistët, ka qenë që të qëndrojnë larg zonës, për të lejuar ndërhyrjen e shërbimeve të shpëtimit dhe emergjencës.
Prokurori saktësoi se i arrestuari ishte 69 vjeç, duke deklaruar se “ka hapur një hetim për vrasje, vrasje me dashje dhe dhunë të rëndë”.
Banorët e lagjes janë të tronditur nga masakra shkruajnë mediat franceze.
“Shtatë, tetë të shtëna u qëlluan në rrugë, ishte panik total. Ne mbetëm të mbyllur brenda”, thotë një shitës lokal i cituar nga “France Presse”.
Ministri i Brendshëm francez, Gérard Darmanin shkroi në Tëitter: “Pas të shtënave dramatike këtë mëngjes, po kthehem në Paris për të shkuar në vendin e tragjedisë. Të gjitha mendimet e mia shkojnë tek familjet e viktimave”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje