Gazeta Si – Të paktën 50 të plagosur është bilanci i parë i përkohshëm nga tërmeti i fortë (5.9 ballë) që goditi Turqinë veriperëndimore mëngjesin e 23 nëntorit, në orën 4.08 me orën lokale.
Mediat turke raportojnë se tërmeti ishte me epiqendër 15 km nga Duzce (rreth 230 km nga Stambolli dhe 240 nga Ankaraja), me 10 kilometra thellësi.
Tërmeti është ndjerë në shumë zona të vendit dhe në rrjetet sociale ka dëshmi të shumta nga njerëz të tmerruar që janë derdhur në rrugë në mes të natës. Ndërkohë që ka pasur dhjetëra të plagosur dhe shumë ndërtesa kanë pësuar dëmtime.
Në një postim në Twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, saktësoi se “32 të lënduar janë regjistruar vetëm në provincën e Duzce, një në Stamboll, një në Bolu dhe një tjetër në Zonguldak”.
Deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje. Disa ndërtesa pësuan dëmtime strukturore.
Një tjetër tërmet 4.7 u raportua rreth 20 minuta pas të parit. Tërmeti që ra pak pas mesnatës detyroi banoret të dilnin nga shtëpitë dhe ta kalonin natën në ambiente të hapura.
Fotot nga Duzçe gjatë natës tregojnë njerëz të grumbulluar jashtë, të mbështjellë me batanije dhe duke përdorur zjarre të improvizuara për t’u ngrohur.
Zona e goditur nga tërmeti u vizitua nga Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu.
Kujtojmë se qyteti Duzce u godit nga një tërmet i madh me magnitudë 7.2 në vitin 1999, i cili la të paktën 845 njerëz të vdekur.
Ditët e fundit toka ishte tronditur në Indonezi, duke shkaktuar të paktën 268 të vdekur, pothuajse të gjithë të bllokuar nga shembja e një shkolle.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje