Gazeta Si – Një tërmet me magnitudë 7.4 goditi Meksikën mbrëmjen e djeshme pak pas orës 13:00 (koha lokale).
Epiqendra ishte në Placita de Morelos, një qytet në zonën jugperëndimore të vendit, në shtetin e Michoan, por ai u ndje dukshëm edhe në Meksiko Siti, ku ndërtesat u lëkundën.
Dëmet materiale janë të shumta, mes të cilëve edhe një spital. Rastësia është se tërmeti goditi në të njëjtën ditë me 2 tërmete shkatërruese të shënuara më herët.
Subscribe👉TELEGRAM: https://t.co/Uw6hADD307
— BRAVE SPIRIT (@Brave_spirit81) September 19, 2022
POWERFUL EARTHQUAKE IN MEXICO.
An earthquake of magnitude 7.4 occurred in the west of the state of Michoacán. The source lay at a depth of 25 km. The epicenter was located 103 km from the city of Colima.#sismo #earthquake #Michoacan pic.twitter.com/rdgp7fXOOR
Presidenti Lopez Obrador, duke folur në televizion, raportoi për dy viktima, në rajonin e Michoan, njëri prej tyre i goditur nga shembja e një muri.
Në mënyrë të pabesueshme, dy tërmetet më shkatërruese që goditën Meksikën, ndodhën pikërisht më 19 shtator: në vitin 1985 (kur tërmeti shkaktoi 10,000 të vdekur) dhe në vitin 2017 (kur viktimat ishin 369).
Edhe një natë më parë, në shumë qytete të vendit u zhvilluan stërvitje simuluese antisizmike dhe përkujtimore në kujtim të dy ngjarjeve.
Autoritetet lëshuan edhe paralajmërim për cunami, por për momentin edhe në këtë rast nuk u raportua për dëme nga valët e detit.



Megjithatë, janë llogaritur ndryshime në nivelet e baticës deri në 82 centimetra.
Për shkak të magnitudës së tërmetit, Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në SHBA lëshoi një paralajmërim për cunami 1-3 metra për bregdetin meksikan dhe për cunami më të vogla (deri në 0.3 m) në brigjet e Kolumbisë, Kosta Rikës, Ekuadorit, El Salvadorit, Guatemalës, Hondurasit, Nikaraguas, Panamasë dhe Perusë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje