Teuta ishte shumë pranë barazimit në Irlandë, ku luajti ndeshjen e parë të turit të tretë të Ligës së Konferencës ndaj Shamrok Rovers, por një pakujdesi në mbrojtje në minutat shtesë ka ndëshkuar durrsakët. Duhet pranuar se skuadra e Edi Martinit bëri shumë pak në këtë ndeshje, sidomos në sulm, ku nuk mundi të kërcënonte asnjëherë.
Ekipi irlandez pati fat në fund, kur Emakhu dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë një fitore të rëndësishme Shamrokut, që është i favorizuar për kualifikimin, por asgjë nuk ka përfunduar. Teuta do të luajë gjithçka për gjithçka në ndeshjen e kthimit në Durrës, duke kërkuar një përmbysje si ajo ndaj Inter Eskaldes në turin e dytë. Ndoshta do të duhet një tjetër mrekulli e Sebino Plakut, që sot luajti si zëvendësues.
Një mbrëmje ndryshe nga dy ekipet e Superiores ishte ajo e Prishtinës, që mundi 2-1 norvegjezët e Bodo Glimt dhe kështu ka shtuar shanset e kualifikimit. Miqtë realizuan të parët në Prishtinë, kosovarët barazuan me Oto Xhon dhe pastaj morën një dhuratë nga norvegjezët. Një gafë amatoreske e mbrojtësve dhe portierit bëri që ata ta çonin topin në rrjetën e tyre dhe t’i jepnin fitoren Prishtinës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje