Teuta e ka mbyllur shumë shpejt aventurën e saj në Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar që në turin e parë nga Sherif Tiraspol. Durrsakët e kanë humbur edhe ndeshjen e kthimit në Moldavi, këtë herë me një rezultat të ngushtë, 1-0, ndërsa në Durrës pësuan 4 gola një javë më parë, pa shënuar asnjë.
Sherif Tiraspol shënoi golin e vetëm të ndeshjes pas 6 minutash, me anë të Traore, i cili realizoi edhe në “Niko Dovana”. Ishte një paraqitje mjaft zhgënjyese e kampionëve të Shqipërisë në kompeticionin më të rëndësishëm europian të klubeve, pavarësisht vlerave dhe nivelit të kundërshtarit. As afrimet e bujshme në merkato nuk bënë punë. Por aventura europiane e Teutës nuk përfundon këtu.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Teuta ka të drejtë të marrë pjesë në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Dhe durrsakët kanë pasur fat në shortin e këtij kompeticioni, ku do të ndeshen me Inter Klub d’Eskaldes, një ekip modest nga Andorra, që në u eliminua nga Prishtina në turin paraeliminator të Ligës së Kampionëve.
Nëse e kalon turin e dytë të Ligës së Konferencës, Teuta mund të përfitojë jo pak ekonomikisht. Kampionët e Shqipërisë deri në këtë moment kanë të sigurta 1.2 milion euro si shpërblim nga UEFA dhe FSHF.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje