Futboll

Video/ Teuta trondit fort Kukësin dhe kap vendin e dytë

Me tre gola të shënuar në pjesën e dytë, Teuta i ka dhënë një tjetër tronditje të fortë Kukësit, ku me sa duket, nuk ka faj vetëm trajneri Skënder Gega, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë. Me Rrahman Hallaçin në stol, skuadra veriore është mundur keq në Elbasan, por drejtuesit e saj kanë rezerva të mëdha për gjykimin, teksa pretendojnë për dy penallti të mohuara, kur rezultati ishte 0-0.

https://streamable.com/zdu7ew
Goli i Emiljano Vilës. Gazeta Si, 30 dhjetor 2020

Emiljano Vila, Dejvi Bregu dhe Lorenco Vila janë autorët e golave për Teutën e drejtuar nga trajneri Edi Martini. Durrsakët kanë marrë vendin e dytë, me 20 pikë, duke parakaluar Partizanin dhe duke qenë 6 pikë pas Vllaznisë kryesuese. Tashmë mund të thuhet pa frikë se ata janë kandidatë për titullin kampion. Trajneri Martini theksoi pas fitores së sotme se skuadra e tij ka bërë gjithmonë lojën, por rezultatet nuk përputhen me atë që të tijtë kanë dhënë në fushë.

https://streamable.com/1aoaca
Goli i Bregut. Gazeta Si, 30 dhjetor 2020

Për Kukësin situata komplikohet edhe më tepër. Ndoshta drejtuesit mund të marrin masa për futbollistët, ndërsa Hallaçi, të cilit iu besua pas ikjes së Gegës, zvogëlon shanset për të qëndruar në stolin e skuadrës verilindore. Kuksianët janë tashmë 9 pikë larg kreut dhe kanë vështirësi të mëdha në lojë, sidomos në mbrojtje.

Renditja pas javës së 12-të. Gazeta Si, 30 dhjetor 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë