Tirana dhe Vllaznia kanë ndarë nga 1 pikë në ndeshjen e fundit të 2020-ës, ku bardheblutë janë shpallur kampionë disa muaj më parë, ndërsa shkodranët udhëheqin kampionatin aktual dhe synojnë t’u marrin kurorën. Ka përfunduar 1-1 ajo që quhet tashmë “Klasikja e Shqipërisë”, një rezultat që pa dyshim i leverdis Vllaznisë.
Ernest Muçi e kaloi Tiranën në avantazh në pjesën e parë. Për miqtë nga Shkodra barazoi Imeri me një gjuajtje me kokë, pasi Tirana kishte mbetur me 10 vetë. Arbitri Enea Jorgji ndëshkoi me karton të kuq argjentinasin Torasa për goditje të kundërshtarit. Vllaznia shkon në kuotën e 26 pikë dhe kryeson bindshëm, ndërsa Tirana, pas 4 barazimeve radhazi, e sheh veten në vend të 6-të. Shkodranët u shpallën “kampionë dimri” që në fundjavën që lamë pas dhe festa është e gjitha për ta.
Partizani është mundur 3-2 në Laç, ku duhet theksuar se të kuqtë janë ndëshkuar nga ish-trajneri i tyre, Shpëtim Duro, si dhe nga ish-mesfushori Mentor Mazrekaj, autor i dy golave për kurbinasit. Për ekipin e Dajës, që është kthyer në stol pas disa javësh mungesë, shënuan Cara dhe Hyseni. Pas 12 javësh, Partizani është në vend të 2-të, me 19 pikë, kurse Laçi ka 17 pikë.
Në dy ndeshjet e tjera, Skënderbeu ka mundur 4-3 Bylisin rival. Një ndeshje me shumë gola në Korçë, ku vendësit kanë marrë pikë të rëndësishme mbijetese. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Apolonia në Fier, ku ka mundur 2-1 Kastriotin.
Superiore, java e 12-të
Sot, ora 13:45
Tirana-Vllaznia 1-1
Laçi-Partizani 3-2
Skënderbeu-Bylis 4-3
Apolonia-Kastrioti 2-1
Ora 16:45
Kukësi-Teuta
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje