Futboll

Video/ Tirana fiton mes tensionit, Kastrioti tërhiqet disa minuta nga loja

Një gol i Hoxhallarit kur kishin mbetur edhe pak më shumë se 10 minuta lojë i ka dhënë Tiranës një fitore shumë të rëndësishme dhe njëkohësisht ka shkaktuar tension të madh në stadiumin “Selman Stërmasi, me drejtuesit e Kastriotit që i kanë kërkuar skuadrës të tërhiqet nga loja disa minuta.

Në momentin që lojtari i Tiranës shënoi, një lojtar i ekipit krutan ishte i shtrirë në fushë. Mungesa e “fair play”-it nga lojtarët e Tiranës ka sjellë reagimin e fuqishëm të krutanëve, në fushë nga ekipit dhe trajneri Ndreu, si dhe në stol. Në atë moment lojtarët e Kastriotit janë grumbulluar pranë stolit krutan dhe vetëm pas disa minutash kanë rinisur lojën.

Tension ka pasur edhe nga drejtuesit e ekipit mik dhe është dashur ndërhyrja e policisë për normalizimin e situatës për zhvillimin e minutave të fundit të ndeshjes. Tirana me këtë fitore afrohet me një 1 pikë pas Vllaznisë së vendit të 4-t.

Laçi ka fituar 0-1 në Fier ndaj Apolonisë, falë një goli të Emiljano Mustës. Skuadra e Shpëtim Duros ngjitet tashmë në vend të tretë, duke shtuar shanset për të shkuar në Kupat e Europës edhe këtë sezon.

Superiore, java e 32-të
Sot
Tirana-Kastrioti 1-0
Apolonia-Laçi 0-1
Skënderbeu-Partizani
Teuta-Bylis
Të premten
Kukësi-Vllaznia 3-1


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë