Gazeta Si – Një avion u rrëzua në Nepal me 72 persona në bord, ku për fat të keq nuk ka asnjë të mbijetuar.
Lajmi është bërë I ditur nga kompania “Yeti Airlines”. Avioni ATR-72, i cili u ngrit nga Katmandu, u rrëzua gjatë uljes në aeroportin Pokhara në distriktin Kaski. Të gjithë personat humbën jetën në vendngjarje, ku 68 ishin pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.
Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit. Avioni i “Yeti Airlines” u rrëzua në një zonë të ndërtuar midis aeroportit të vjetër Pokhara dhe aeroportit të ri ndërkombëtar të hapur së fundmi n qytet.
Nepal #planecrash: #Yeti Airlines plane with 68 people on board crashed at #Pokhara Airport
— Subodh Kumar (@kumarsubodh_) January 15, 2023
– Plane took off from Kathmandu on Sunday norning and crashedwhile landing.
-Security personnel and ambulance have been mobilized for rescue. pic.twitter.com/y4G9sgXxvP
Imazhet e fatkeqësisë të publikuara nga faqja e internetit “Nepal Live Today” tregojnë vërtet vendin e fatkeqësisë me disa shtëpi në sfond.
Me rrëzimin e tij në tokë, pranë lumit Seri, avioni mori flakë dhe pamjet dhe videot e tjera të publikuara nga mediat aziatike tregojnë kolona të dendura tymi të shkaktuara nga pjesët e avionit që digjej.
Në aeroplan ishin disa të huaj, duke përfshirë pesë indianë, katër rusë, një irlandez dhe dy koreano-jugorë. Kjo është raportuar nga gazeta indiane “The Economic Times”.
ATR72 është një aeroplan turboprop me dy motorë i përdorur gjerësisht i prodhuar nga një sipërmarrje e përbashkët e Airbus dhe Leonardo e Italisë. Yeti Airlines ka një flotë prej gjashtë avionësh ATR72-500.
Aksidentet ajrore nuk janë të rralla në Nepal, ku ndodhen tetë nga 14 malet më të larta në botë, përfshirë Everestin, pasi moti mund të ndryshojë papritur dhe të krijojë kushte të rrezikshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje