Bota

Video-tronditëse, talebanët hakmerren dhe ekzekutojnë shefin e policisë afgane

Një video tronditëse është publikuar në mediat sociale, duke treguar të gjunjëzuar, të lidhur me pranga dhe te  sytë, Haji Mullah Achakzain, shefi i policisë së provincës Badghis, pranë Heratit. Dyshohet se burri u vra më vonë nga një breshëri plumbash.

Komandanti thuhet se u arrestua nga talebanët, pasi pushtuan zonën pranë kufirit me Turkmenistanin gjatë përparimit të tyre javën e kaluar.

Vërtetësia e videos është konfirmuar nga policia dhe zyrtarët qeveritarë, sipas një këshilltari afgan të sigurisë, Nasser Waziri.

Achakzai, rreth 60 vjeç, ishte një armik i hapur i talebanëve dhe njihej si një luftëtar me përvojë në konfliktin e gjatë midis grupit dhe forcave të qeverisë civile afgane.

Ndërkohë, disa zyrtarë të qeverisë afgane më parë në detyrë, u arrestuan nga talebanët, pasi rebelët islamikë pushtuan kryeqytetin Kabul të dielën e kaluar dhe janë ende në paraburgim. Anëtarët e familjes së personave të arrestuar kanë denoncuar, sipas transmetuesit afgan “Tolo News”.

Ish-guvernatori i Laghman, Abdul Wali Wahidzai dhe Lotfullah Kamran, shef policie i së njëjtës provincë, iu dorëzuan talebanëve pesë ditë më parë, por ende po mbahen të burgosur.

“Talibanët liruan të gjithë zyrtarët qeveritarë, por Kamranin nuk e lanë”, – tha një i afërm, Abdul Ghani. Ish-shefi i policisë në Ghazni, Mohammad Hashem Ghalji, gjithashtu është i zhdukur, sipas djalit të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë