Futboll

Video/ Vedat Muriqi shpërthen me 4 gola ndaj San Marinos

Kosova mundi thellë 4-1 San Marinon në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Të 4 golat për dardanët mbajnë firmën e sulmeusit të Lacios, Vedat Muriqit. Ndryshe nga paraqitja me klubin e tij, ku ka zhgënjyer sezonin që lamë pas, te Kosova Muriqi e gjen golin shumë lehtë.

Muriqi realizoi 2 gola në pjesën e parë dhe 2 në të dytën, të fundit me penallti. Fansat e San Marinos me humor e kanë “pagëzuar” sulmuesin si “Juzusi” gjigant i Kosovës. San Marino shënoi vetëm golin e nderit 5 minuta para fundit të ndeshjes.

Ishte një test që i shërben stafit teknik të Kosovës për të parë gjendjen e futbollistëve që ka në dispozicion. Në këtë miqësore luajtën disa lojtarë të rinj, mes të cilëve edhe Blendi Idrizi, që është pjesë e Shalke 0-4.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë