Kosova ka marrë 3 pikët e para në kualifikueset e Botërorit 2022. Skuadra e trajnerit Bernard Shaland fitoi 0-1 në fushën e Gjeorgjisë dhe tani mban vendin e tretë në Grupin B, pas Suedisë dhe Spanjës.
Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën e 18-të, kur pas një krosi nga e majta, Khocholava, duke dashur të mbulojë Muriqin, e devijoi topin me kokë drejt rrjetës së portës së tij. Më pas Kosova u mbrojt mirë, madje në fundin e ndeshjes shënoi edhe një gol tjetër me Muriqin, që u anulua me VAR për pozicion jashtë loje.
Ishte një fitore shumë e rëndësishme për dardanët, të cilët vinin pas dy humbjeve me Suedinë dhe Spanjën në dy ndeshjet e para. Kosova nuk kishte në dispozicion në këtë ndeshje Rashicën Zenelin dhe Celinën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje