Kompletohet katërshja gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë, ku Vllaznia dhe Teuta i bashkohen Skënderbeut dhe Laçit, të kualifikuar pak orë më parë. Si shkodranëve, ashtu edhe durrsakëve, u ka mjaftuar një gol për të kaluar në turin tjetër të kompeticionit që të çon në Kupat e Europës.
Vllaznia duket se vuan gjendjen jo të mirë psikologjike pas rezultateve zhgënjyese në kampionat dhe ndaj Korabit, që luan në Kategorinë e Parë, nuk ka mundur të shënojë më shumë se një gol. Arsid Kruja zhbllokoi shpejt shifrat në “Loro Boriçi”, por më pas, edhe pse dominoi, skuadra e Bërdariç nuk arriti të shënonte golin e sigurisë, duke përjetuar ankth në fundin e ndeshjes, kur Adili largoi një top mbi vijën fatale. Gjithsesi, rëndësi ka kualifikimi.
Edhe në “Niko Dovana” të Durrësit ka vendosur një gol i shpejtë i vendësve, me autor Emiljano Vilën. Teuta e trajnerit Edi Martini më pas e ka administruar mirë lojën dhe e ka ruajtur me fanatizëm golin që i dha kualifikimin për në gjysmëfinale. Durrsakët e synojnë Europën në të dy frontet, në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë.
Për Kukësin është një goditje shumë e rëndë eliminimi nga Kupa dhe gjasat janë që presidenti Gjici të marrë masa, pasi edhe në kampionat skuadra e tij është larg kreut dhe rrezikon shumë të mbetet jashtë Europës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje