Ishte e pritshme fitorja e Vllaznisë kryesuese ndaj Skënderbeut, por ndoshta jo në këto shifra. Shkodranët e patën shumë të lehtë dhe në fund fituan 5-1, duke u shpallur kampionë dimri dhe duke përmirësuar edhe golaverazhin. Duhet theksuar se 4 nga golat e skuadrës së trajnerit Bërdariç mbajnë firmën e vlonjatit Ardit Hoxhaj.
Vllaznia kaloi në avantazh që në “tunel”. Pas 37 sekondash Imeri zhbllokoi shifrat në stadiumin “Loro Boriç” dhe më pas skena ishte e gjitha për Hoxhajn, i cili shënoi 4 herë në portën e Dajsinanit. Për Skënderbeun shënoi golin e nderit Mensah. Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në kuotën e 25 pikë, kurse korçarët mbeten në fundin e tabelës.
Kastrioti vazhdon të ndëshkojë skuadrat pretendente dhe pas Partizanit dhe Kukësit, ishte radha e Laçit të provonte forcën e krutanëve. Prodani shënoi golin e vetëm të ndeshjes, ku Laçi humbi edhe një penallti me Xhixhën. Një penallti e kontestuar shumë nga Kastrioti, pasi mbrojtësi e preku topin me fytyrë dhe jo me duar.
Bylisi ka fituar derbin me Apoloninë 3-1. Në një ndeshje të zhvilluar në një fushë si moçal, ballshiotët realizuan dy herë me Antoni dhe më pas me Hadrojin. Kjo fitore u jep mundësinë atyre të largohen disi nga Skënderbeu dhe Apolonia, që mbyllin tabelën e renditjes.

Superiore, java e 11-të
Sot, ora 13:45
Bylis-Apolonia 3-1
Kastrioti-Laçi 1-0
Vllaznia-Skënderbeu 5-1
Ora 16:45
Partizani-Kukësi
Teuta-Tirana
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje