Një kundërsulm “vrasës” 4 minuta para fundit të ndeshjes i ka dhënë fitoren e radhës Vllaznisë. Një fitore me e rëndësishme se të tjerat, sepse është arritur ndaj një ekipi që pretendon titullin kampion, siç është Partizani. Një tjetër provë e kaluar me sukses nga skuadra e drejtuar nga Tomas Bërdariç, që e mban atë në krye dhe tashmë me plot gojë mund të thuhet se titulli nuk është më ëndërr.
Në “Loro Boriçi” është zhvilluar një lojë me emocione, me një dominim të lehtë të Vllaznisë, që pati më shumë raste për gol. Kur dukej se gjithçka do të mbyllej në “paqe”, skuadra shkodrane ka finalizuar me sukses një kundërsulm të shpejtë me anë të sulmuesit Haris Dilaver. Për Partizanin ishte humbja e dytë në kampionat dhe ndeshja e tretë radhazi pa shënuar gol.
Kukësi ka vazhduar serinë e fitoreve dhe mbetet kërcënimi kryesor për Vllazninë në kreun e renditjes, ku shkodranët kanë 19 pikë, ndërsa verilindorët 16 pikë. Të besuarit e trajnerit Skënder Gega mundën 3-1 Skënderbeun që nuk po arrin të dalë nga kriza.
Një pikë të rëndësishme ka marrë Shpëtim Duro në ndeshjen e parë si trajner i Laçit. Barazimi 1-1 në Durrës ndaj Teutës është një rezultat i pranueshëm për kurbinasit. Durrsakët shënuan të parët me Bregun, por nuk mundën ta ruanin avantazhin. Nuabueze barazoi me penallti për Laçin.
Superiore, java e tetë
Sot
Tirana-Apolonia 3-0
Bylis-Kastrioti 2-1
Kukësi-Skënderbeu 3-1
Teuta-Laçi 1-1
Vllaznia-Partizani 1-0
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje