Gazeta Si – Pse Emmanuel Macron këmbënguli të fliste me Vladimir Putinin? Ia kishte kërkuar Volodimir Zelenskij.
Në një video (marrë nga dokumentari “Un président, l’Europe e la guerre”, dhe e rikthyer për të qarkulluar në këto orë në rrjetet sociale), e regjistruar në ditën e pushtimit, dëgjohet presidenti ukrainas duke njoftuar në një lidhje Pallatin Elysee, se rusët kanë sulmuar dhe dërguar forca speciale në Kiev, Odesë, kudo, “nuk është si viti 2014”.
“E qartë, është luftë totale”, komenton Macron. “Po luftë totale”, konfirmon Zelenskij dhe më pas i kërkon të flasë me Putinin, të krijojë një koalicion kundër luftës me presidentin Biden dhe t’i thotë të ndalojë.
Some pretty incredible footage of Macron talking to Zelensky on the morning of the invasion, when the scale of the full-scale Russian assault on Ukraine was becoming clear.pic.twitter.com/9ETzGScTmp
— Jimmy (@JimmySecUK) September 7, 2022
“Ai do t’ju dëgjojë”, – i thotë presidenti ukrainas homologut franec për “Carin” rus. Është gjithashtu një video që regjistron transformimin e Zelenskijt, nga president në udhëheqës të një vendi në luftë.
Në dokumentar, shihet gjithashtu telefonata mes Putinit dhe Macron më 20 shkurt, “kur shërbimet amerikane dhe britanike thonë se janë të sigurt se sulmi ndaj Ukrainës është i afërt”.
“Në një moment,” shkruan gazeta “Corriera Della Sera”, Macron acarohet me homologun rus: “Nuk e di ku e ka parë juristi juaj ligjin ndërkombëtar, nëse thoni se në një vend sovran, ligjet propozohen nga grupet separatiste dhe jo nga autoritetet e zgjedhura në mënyrë demokratike”.
Putini përgjigjet ashpër: “Qeveria ukrainase nuk është e zgjedhur në mënyrë demokratike. Ata erdhën në pushtet përmes një grushti shteti të përgjakshëm. Kishte njerëz të djegur të gjallë, ishte një gjakderdhje. Dhe Zelenskij është një nga përgjegjësit. Propozimet ekzistojnë, separatistët, siç i quani ju, ua kanë thënë ukrainasve këtë gjë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Sapo të përfundojmë këtë bisedë, do të studioj propozimet tuaja për një takim me SHBA-në”, i tha Putin, Macronit.
“Do të kishte qenë më mirë të ushtrohej presion mbi ukrainasit që në fillim, por askush nuk ka dalë vullnetar për ta bërë këtë”.
Macron përgjigjet, “por unë po bëj ç’të mundem për t’i nxitur ata, e dini. Kam nevojë që ju të më ndihmoni pak. Dje i kërkova vërtet Zelenskijt të mbajë qetësinë. Do t’i them përsëri, të gjithë duhet të qetësohen, nga mediat sociale tek forcat e armatosura të Ukrainës. Ne nuk duhet të dorëzohemi para provokimeve”.
“Cari” vijoi: “Jam duke shkuar të luaj hokej”. Përpara se ta mbyllë lidhjen, Putini thotë një fjali të fundit: “Faleminderit Emmanuel! Unë kam gjithmonë kënaqësi të madhe të flas me ty, sepse ka një marrëdhënie besimi mes nesh. Nuk dua të mbaj asgjë të fshehtë, por unë po shkoj të luaj hokej mbi akull. Po flas me ju nga palestra”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje