Gazeta Si – Një paradë ushtarake më 9 maj në Ditën e Fitores, është zhvilluar këtë të hënë edhe në Mariupol.
Bëhet fjalë për qytetin e pushtuar nga forcat ruse, ku rezistenca ukrainase lufton vetëm në fabrikën e çelikut Azovstal.
Pamjet u postuan nga “Nexta Tv”, një media e pavarur bjelloruse. Imazhet tregojnë Denis Pushilin, kreun e republikës së vetëshpallur të Donjeckut në krye të paradës.
Mes të tjerash, dallohet një parrullë e madhe e gjatë gri dhe portokalli që mbulon të gjithë rrugën.
Nuk ka automjete ushtarake, por vetëm njerëz në pjesën më të madhe me rroba civile në anë të rrugës, këndojnë dhe valëvisin disa flamuj të kuq.
President of #Ukraine @ZelenskyyUa: “We won then. We will win now, too! And Khreshchatyk will see the parade of victory – the victory of Ukraine. Glory to Ukraine!” pic.twitter.com/339L7s6Faz
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) May 9, 2022
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka deklaruar se vendi i tij nuk do të lejojë Rusinë të përvetësojë fitoren në Luftën e Dytë Botërore.
Duke folur në përvjetorin e humbjes së Gjermanisë Naziste ndaj Bashkimi Sovjetik, ai tha.
“Sot ne festojmë Ditën e Fitores mbi Nazizmin. Ne jemi krenarë për paraardhësit tanë që së bashku me koalicionet e tjera anti-Hitler mposhtën nazizmin. Dhe ne nuk do të lejojmë askënd ta aneksojë dhe përvetësojë këtë fitore”, tha presidenti ukrainas.
Ai publikoi një video rreth 5 minuta, të xhiruar me rastin e Ditës së Fitores mbi Nazizmin.
Teksa ecte në qendër të Kievit, pa e përmendur asnjëherë drejtpërdrejt emrin e presidentit rus Vladimir Putin, Zelenskij shtoi.
“Vetëm një i çmendur mund të shpresojë të përsërisë 2194 ditët e luftës”, të Luftës së Dytë Botërore.
“Ai po përsërit sot krimet e tmerrshme të regjimit të Hitlerit, duke ndjekur filozofinë e nazistëve dhe duke përsëritur gjithçka që ata bënë. Ai është i dënuar, sepse u mallkua nga miliona paraardhës kur filloi të imitonte vrasësin e tyre. Ai do të humbasë gjithçka”.
Më herët, Zelenskij pohoi se “dje, në fshatin Bilogorivka, në rajonin e Luganskut, një bombë ruse vrau 60 civilë”.
Në shkollën ku strehoheshin rreth 90 persona, 30 u shpëtuan, por 60 mbetën nën rrënoja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje