Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, pasi akuzohet për disa vjedhje banesash.
Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.Ç., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
I riu u kap në flagrancë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte gjatë operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhë në lokalin në pronësi të shtetasit T. V.
Ndërkohë, policia ka zbardhur dhe dokumentuar edhe 5 raste të tjera të vjedhjeve në banesa, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Ky shtetas u kap në flagrancë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhë në lokalin në pronësi të shtetasit T. V.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:
– Më datë 11.05.2020 ka vjedhur disa sende elektroshtëpiake në banesën e shtetasit Sh. M.
– Më datë 15.05.2020 ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H. Gj., ku ka marrë një televizor.
– Më datë 30.05.2020 ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit D. H., ku ka marrë një televizor.
– Më datë 10.04.2020 ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit Sh. D.
– Më datë 12.04.2020 ka vjedhur dy televizorë në banesën e shtetasit D. D”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet që dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje