Rend dhe Ligj

Vidhte në banesat e dëmtuara nga tërmeti, arrestohet 35-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 35-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes ka rënë në prangat e policisë së Durrësit në kuadër të operacionit “Pallati”.

Në kuadër të operacionit “Pallati”, policia ka zbardhur edhe 7 vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit.

I arrestuari është shtetasi me inicialet Xh. K., 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer disa vjedhje në qytetin e Durrësit, duke u futur në banesat e dëmtuara nga tërmeti që janë të braktisura nga banorët, ku ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme.

“– Më datë 16.04.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet ka vjedhur në një pallat, 10 matës uji;

– Më datë 29.04.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit N. K., matësin e energjisë elektrike;

– Më datë 29.05.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur matësit e energjisë elektrike në një pallat;

– Më datë 19.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetases A. Ll., një kondicioner;

– Më datë 19.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet e ka vjedhur 10 matës uji në një pallat 5-katësh në pronësi të shtetasit Sh. H.;

– Më datë 23.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur mobiliet në banesën e shtetases R. B.;

-Më datë 26.06.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit S. A.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë