Politike

“Vij nga PS për t’ju mbështetur ju”, Basha takon gratë: Zotohem se politika do të ketë fytyrë njerëzore

Me moton; “Gra të forta, Shqipëri e fortë”, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi të martën një takim me gratë ndër to edhe një socialiste e zhgënjyer.

“Unё quhem Elmira Qokaj, njësia 11. Vij nga radhët e Partisё Socialiste, rrjedh dhe nga familje e prejardhjes socialiste.

Jam këtu sot pёr tё mbështetur zoti Basha dhe Partinё Demokratike. Pse do tё thoni ju? Sepse unё mbi tё gjitha jam nёnё dhe dua mё tё mirën pёr fëmijët e mi, pёr shёndetёsinё, pёr arsimin e tyre qё tё nesërmen e tyre mos tё ikin jashtë vendit por tё qëndrojnë tё jetojnë këtu nё Shqipëri. Pёr njё tё ardhme mё tё mirё qё besoj se ёshtё mё mirё me Partinё Demokratike me zotin Lulzim Basha, me programin e tij mbështetës pёr gruan shqiptare, pёr familjen shqiptare…”, tha ajo gjatë takimit me Bashën.

Kryetari i PD nga ana e tij tha se plani i opozitës përfshin zgjidhje të thjeshta.

“Zotohem se politika, qeverisja dhe kryeministri që do të votoni më 25 Prill do të kenë fytyrë njerëzore. Ne do t’ia kthejmë fytyrën njerëzore politikës, ne do t’ia kthejmë ndjenjën njerëzore politikës, ne do t’ia kthejmë institucionet qytetarëve, do t’ia kthejmë shtetin qytetarëve, do t’ia kthejmë administratën dhe shërbimet e saj qytetarëve dhe për këtë mjafton të kemi vullnetin të bëjmë detyrat e përcaktuara me ligj dhe mjafton të ndihemi edhe ne njerëz njësoj si njerëzit të cilëve duhet t’i shërbejmë. Pra të jemi mes jush, me ju për t’iu shërbyer ju…”, tha Basha


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë